Partia Demokratike e Kosovës do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti lidhur me situatën në vend për shkak të pandemisë COVID-19.

Në takim me Kurtin nga PDK-ja do të jetë Memli Krasniqi, raporton Telegrafi.

Takimi është thirrur për në ora 10:00, ndërsa duke hyrë në takim është parë kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Në këtë takim do të diskutohet për situatën me pandeminë COVID-19.

LDK dhe AAK kanë thënë se nuk do të marrin pjesë në takim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: