illimi i vitit 2022 do të jetë nisja e “Peaky Blinders” me sezonin e tij të gjashtë dhe të fundit. Aktori Cillian Murphy është kthyer si Tommy Shelby, duke kërkuar një mjet që klani titullar me bazë në Birmingham më në fund të pushojë.

Po ashtu, janë kthyer në skenë edhe emrat e njohur si Tom Hardy, Paul Anderson, Finn Cole, Anya Taylor-Joy dhe Sophie Rundle.

Helen McCrory ndërroi jetë në prill të këtij viti ndaj fati i Pollyt nuk bëhet i ditur në trailerin e publikuar.

“Pas vonesës së detyrueshme të prodhimit për shkak të pandemisë Covid-19, ne e gjejmë familjen në rrezik ekstrem dhe aksionet nuk kanë qenë kurrë më të larta. Besojmë se ky do të jetë seriali më i mirë nga të gjithë dhe jemi të sigurt që fansat tanë do ta pëlqejnë atë. Ndërkohë që serialit do t’i vijë fundi, historia do të vazhdojë në një formë tjetër”, u shpreh Steven Knight mbi sezonin e gjashtë.

Sezoni i gjashtë i “Peaky Blinders” është shkruar nga Knight, ndërsa Anthony Byrne rikthehet si regjisor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb