Analisti Andi Bushati ka komentuar ftesën që i është bërë ish kryeministrit Fatos Nano për të marrë pjesë në Kongresin e PS.

I ftuar në emisionin ‘Të paekspozuarit’ në News24, Bushati u shpreh se Nano nuk mund t’i japë kredibilitet Ramës dhe se ai është peng i hesapeve të vogla të tij.

“Ju mendoni se ajo parti i merr vendimet në kongrese? Ajo parti i merr vendimet në bunkerin e Surrelit. Nano ka një të mirë dhe një të keqe. E mira është se ai mund t’i shërbejë Ramës për një gjë, akuza që i bëhet Ramës sot është ngritja e një pushteti personal. Nano me gjithë mëkatet ka qenë anti-klisheja e pushtetit personal. Si imazh Nano mund t’i duhet PS. E keqja është se nuk mund të besosh se Nano mund t’i japë kredibilitet Ramës kur 5 vite më parë Berisha e fuste nga një xhep dhe nxirrte nga një xhep tjetër sa herë i duhej për të goditur Edi Ramën. E ka keqpërdorur aq shumë atë bagazh politik që kishte dhe sot është i pabesueshëm Nano. Është peng i hesapeve të tij të vogla”- tha Bushati.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: