Një pensionist nga Durrësi, pjesëmarrës në protestë, ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj klasës politike dhe qeverisjes ndër vite.

“Ky shtet më ka vjedhur jetën për 35 vite. Poshtërsitë e këtij kryeministri nuk kanë fund. Do të japë dorëheqjen, nuk ka kthim pas”, u shpreh ai.

Pensionisti kërkoi gjithashtu që drejtësia të veprojë ndaj figurave të larta politike, duke deklaruar: “Rama në burg, Berisha në burg”.

Deklaratat e tij u bënë gjatë protestës, ku qytetarë të pranishëm kanë shprehur shqetësimet dhe qëndrimet e tyre për situatën politike në vend.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: