Bashkimi Evropian duhet të miratojë së shpejti paketën e gjashtë të sanksioneve kundër Rusisë. Kështu deklaroi ministrja e Francës për Evropën dhe Punët e Jashtme Catherine Colonna. Duke folur gjatë një konference të përbashkët shtypi në Berlin me homologun e saj gjerman, Colonna theksoi nevojën “për të forcuar mbështetjen tonë për Ukrainën”.

“Ne duhet të miratojmë shpejt paketën e gjashtë të sanksioneve që do të parashikojë përfundimin progresiv të importeve të naftës ruse,” tha Colonna, e cila u emërua në këtë detyrë javën e kaluar, raporton CNN.

Pavarësisht kundërshtimit nga vende si Hungaria, Colonna tha se është “optimiste” se paketa do të miratohet dhe përgëzoi unitetin e treguar nga BE në mbajtjen për përgjegjësitë që i takojnë Rusisë. “Duhet të vazhdojmë sepse ky unitet është forca jonë”, theksoi Colonna.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb