Ukraina pret të zhbllokojë 50 miliardë euro ndihmë nga Bashkimi Evropian në një takim të posaçëm të Këshillit Evropian më 1 shkurt.

Zelensky falënderoi EPP-në dhe të gjithë Parlamentin Evropian për udhëheqjen e tyre në mbështetjen e Ukrainës që nga fillimi i agresionit në shkallë të plotë të Rusisë.

Gjatë takimit, palët shkëmbyen mendime rreth pritshmërive për zgjedhjet e këtij viti për Parlamentin Evropian që do të mbahen në qershor. Zelensky shpresoi se Ukraina do të gëzojë një nivel të lartë mbështetjeje nga Bashkimi Evropian pas zgjedhjeve.

Nga ana e tij, Weber theksoi se Ukraina mund të llogarisë plotësisht në mbështetjen e përfaqësuesve të PPE në nivele të ndryshme, përfshirë komunikimin me liderët e huaj.

Bashkëbiseduesit i kushtuan vëmendje të veçantë situatës së sigurisë në Ukrainë.

“Ne u jemi veçanërisht mirënjohës partnerëve tanë për sistemet e mbrojtjes ajrore dhe raketore. Ato jo vetëm që mbrojnë jetët, por gjithashtu i mundësojnë Ukrainës të zhvillojë ekonominë e saj,” tha Zelensky.

Gjatë bisedës, Kreu i Shtetit informoi kreun e Partisë Popullore Evropiane për pritshmëritë e Ukrainës nga takimi i ardhshëm i Këshillit Evropian.

“Ne po llogarisim zhbllokimin e 50 miliardë eurove të ndihmës për vendin tonë nga BE në një takim të posaçëm të Këshillit Evropian më 1 shkurt”, theksoi Presidenti.

Palët diskutuan gjithashtu në detaje përparimin e Ukrainës në rrugën e integrimit evropian.

Mes problemeve në Shtetet e Bashkuara me ofrimin e ndihmës së mëtejshme ushtarake për Ukrainën, zyrtarët e BE synojnë të marrin në konsideratë një plan të ri që do t’i lejojë Kievit të marrë ndihmë ushtarake me vlerë dhjetëra miliarda dollarë, pavarësisht mosmarrëveshjeve të brendshme në Bashkimin Evropian.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb