Laçi është në sprintin e fundit për të përmbushur dy objektivat, pjesëmarrjen në Evropë dhe trofe. Pasi kaloi në finale të Kupës së Shqipërisë duke eliminuar kampionët e Teutës, kurbinasit do të kërkojnë ta bëjnë të vetin këtë trofe për herë të tretë në historinë e tyre.

Dhe natyrisht, triumfi i fut automatikisht në Kupat e Evropës. Në të kundërt, kurbinasit duhet të mbajnë vendin e dytë në Superiore, ose minimalisht të tretët për të siguruar pjesëmarrjen në Evropë, ashtu siç kanë bërë rregullisht vitet e fundit. Dhe të paktën këtë javë kalendari i vjen në ndihmë.

Laçi do të luajë në shtëpi me Dinamon dhe shanset janë për të “blinduar” vendin e dytë. Kurbinasit nuk kanë ulur aspak ritmin, pasi nuk duan kurrsesi të rrezikojnë. Në kahun tjetër është Dinamo e demoralizuar pas dy humbjeve radhazi që thuajse e rrëzojnë nga Superliga.

Mësohet se trajneri Vanoli do të aktivizojë shumë të rinj, pasi më shumë po mendohet për sezonin tjetër, sesa aktualin. Mundësitë matematikore janë të pakta, kështu që Dinamo po bëhet gati për Kategorinë e Parë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb