Perandori japonez Naruhito dhe familja e tij kanë vendosur të mos largohen nga Tokio për pushimet vjetore të verës për shkak të pandemisë.

”Familja perandorake nuk do të udhëtojë në rezidencat e saj verore në prefekturat e Tochigit dhe Shizuokas”, deklaruan burimet e perandorisë.

Guvernatori Yuriko Koike u kishte bërë thirrje banorëve të Tokios që të përmbaheshin nga udhëtime në prefektura të tjera për shkak të një numri në rritje të infeksioneve, me 207 raste të reja të regjistruara dje në kryeqytet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb