TIRANE– Padyshim që historia e tyre bëri xhiron në rrjetet sociale, ku ish-vjehrra u përball live në një emision televiziv me ish-nusen, ndërsa ziheshin për kujdestarinë e djalit.

Ndonëse kanë kaluar disa muaj, historia e Elgantinës nga Kuçova dhe ish-vjehrrës së saj, Natasha, vjen sot në emisionin ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24’.

Natasha është përballur live me ish-nusen e djalit, ndërsa ka vijuar me dozën e fortë të akuzave për familjen e Elgantinës. Gruaja nga Saranda pretendon se nipi i saj, i cili tashmë është nën kujdestarinë e nënës së tij, dhunohet nga babai i Eglantinës. Madje ajo shkon edhe më tej, ndërsa shton se gjyshi sheh filma porno në sy të vogëlushit, shkruan ‘BalkanWeb’.

“Për tërë gushtin e kam marrë Argentinin. Ndërsa për tërë vitin e marr në total 12 orë. Nip im dhunohet nga gjyshi i tij. Ai ka treguar se gjyshi e rreh. Ai tregon se ka frikë nga ai, dhe se e rreh nënën e tij, Eglantinën. Babai i Eglantiës rreh edhe gruan. Madje u nxjerr edhe thikën. Gjyshi sheh filma porno në sy të nipit. Djali është i traumatizuar, nuk bëri një ditë plazh. Kërkuam urdhër-mbrojtjeje. Por prokuroria e rrëzoi kërkesën. Dua t’ju them se Argentini duket sikur është 20 vjeç nga ana e zhvillimit seksual”, tha ish-vjehrra.

Nga kujdestaria tek kërcënimet dhe akuzat
Eglantina e fitoi kujdestarinë edhe në Apel, pas Shkalles se Pare, 13 maj në Gjirokastër ne 2017. Pak pas vendimit Egla i ka telefonuar ish-bashkëshortit për të shkuar ta merrte djalin, pasi në seancë ishte vetëm ish-vjehrra. Por ajo është përballur me kërcënime, ndërsa ai është shprehur djalin nuk do ta sillte kurrë. Pasi u hap me këtë kërcënim, Egla bëri një kallëzim për mosrespektim të vendimit te gjykates. Vetëm pas 2 ditësh djali iu dorëzua në polici nga babai.

Në datën 14 qershor vajzën nga Kuçova e kanë lajmëruar se ish-burri kishte bere denoncim sikur e ëma dhunonte djalin. Pavarësisht pretendimit të tij, Gjykata rrezoi pretendimet e Armandos (ish-burrit) pasi nuk kishte asnjë provë. Në datën 10.10.2017 kanë dërguar një letër në të gjitha institucionet ku thuhej se Egla nuk e lejon të takohet me fëmijën dhe djali është i dhunuar. Kërcënimet telefonike i ka çuar në prokurori. Natasha pasi i ka kërcënuar nëne e bijë në 22 mars 2018 ka pretenduar se është fyer dhe dhunuar nga Egla dhe e ëma.

Egla ka fituar një urdhër mbrojtje 3 mujor, por Armando e ka thyer nuk e ka respektuar. Sakaq, në 23 gusht paraqitet në polici vjehrra pas 23 ditësh që djali qëndronte me pushime tek ata, dhe thotë; pyeteni këtë fëmijë se ka një hall të madh. Të dy, nënë e bir kanë kërkuar me insistim që Egla të largohej bashkë me djalin nga banesa e babait. Por kjo e fundit nuk ka pranuar një kusht të tillë.
(ed.me/BalkanWeb)