Kur je djali i Victoria dhe David Beckham ke komoditetin të eksperimentosh me gjithçka, ndaj këtë herë Brooklyn Peltz Beckham vendosi të provojë fatin në kuzhinë. Ai do të luajë në një serial të ri ku do të ftohet të gatuajë gjellë të ndryshme në restorante të njohura.

Dhe siç e pranoi ai vetë, ” Unë nuk jam një kuzhinier profesionist. Nuk do ta thosha kurrë këtë. Nuk kam gatuar për tre vjet.’ Të paktën ai mori mbështetje nga manjati i kuzhinës 73-vjeçar Nobu Matsuhisa, i cili jeton në të njëjtën lagje me Brooklyn Peltz Beckham dhe gruan e tij, Nicola Peltz.

Në të kaluarën Brooklyn Peltz Beckham u përpoq të ndiqte gjurmët e babait të tij në futboll, por nuk arriti, si adoleshent, të siguronte një bursë për Akademinë e Futbollit të Arsenalit.

Në të njëjtën intervistë, ai foli për përçarjen e supozuar mes gruas së tij dhe vjehrrës së saj, Victoria, që thashethemet thonë se ishte shkaktuar gjatë periudhës përgatitore për martesën e tyre prillin e kaluar. Djali i Beckhams i quajti thashethemet “mbeturina” dhe këmbënguli se të gjithë janë në marrëdhënie të mira.

Brooklyn dhe Nicola u takuan në festivalin Coachella në vitin 2019, për herë të parë dhe e bënë publike romancën e tyre në janar 2020. “ Prindërit e mi më bënë kur ishin 23 vjeç, tani edhe unë jam 23 vjeç. Gjithmonë kam dashur të martohem dhe të kem fëmijë të vegjël – të rritem me ta”, thotë Brooklyn. “Por gruaja ime është aktore . Mendoj se duhet pak më shumë kohë për të punuar dhe unë i them asaj, kur të jesh gati, do të jem edhe unë.’

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: