SKRAPAR

Kreu i Shtetit Ilir Meta i shoqëruar nga bashkëshortja Monika Kryemadhi ka marrë pjesë sot në homazhet në nderim të mjekut të njohur Muharrem Nonaj, i cili humbi jetën dy ditë më parë për shkak të COVID-19.

Meta shprehet në një mesazh se doktori i zemrave të vogëlushëve dhe të moshuarve dhuronte përherë përkujdesje, dashuri dhe optimizëm, teksa evidenton ngrohtësinë e gjetur gjatë kësaj ceremonie për mjekun Nonaj, një nga personalitetet e shquara dhe të dashura për banorët e kësaj krahine.

“Pas një jave me reshje të rënduara, sot në Çorovodë gjeta një ditë plot diell dhe ngrohtësi, në ceremoninë e homazheve për Dr.Muharrem Nonaj, i cili humbi jetën pas një përpjekjeje të gjatë me COVID-19 e pasojat e tij.
Doktori i zemrave të vogëlushëve dhe të moshuarve, që dhuronte përherë përkujdesje, dashuri, optimizëm dhe ngrohtësi, e meritonte këtë përcjellje plot mirënjohje dhe diell. U prehtë në paqe shpirti i tij i mrekullueshëm!”, shkruan Presidenti Meta.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb