Këshilli i Sigurimit i OKB-së po mban aktualisht një takim urgjent pas sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit. Barbara Woodward, përfaqësuesja e Mbretërisë së Bashkuar në OKB, thotë se prioriteti kryesor i Britanisë tani duhet të jetë fakti që situata mos të agravojë.
“Ne e kemi bërë të qartë prej kohësh se Irani nuk duhet të ketë armë bërthamore dhe se programi i tyre bërthamor përfaqëson një kërcënim serioz për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”, tha ajo.
“Mbretëria e Bashkuar nuk mori pjesë në sulmet ajrore të SHBA-së apo Izraelit”, shtoi ajo.
Woodward shtoi se vetëm veprimi ushtarak nuk mund të sjellë një zgjidhje të qëndrueshme për programin bërthamor të Iranit, duke i nxitur të gjitha palët të kthehen në tryezën e negociatave dhe të gjejnë një zgjidhje diplomatike.
(Balkanweb)