Gjykata e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar vendosi një ditë më parë regjistrimin e procedimit penal kundër Alban Toros, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor i cili akuzohet për falsifikimin e dokumenteve që dorëzoi në Kuvend për t’u zgjedhur anëtar i këtij këshilli.

Ndue Pjetra, kryetari i shoqatës së avokatëve anti korrupsion që bëri kallëzimin, thotë në një intervistë për Neës 24 se më herët SPAK kishte urdhëruar mosfillimin e procedimit me pretendimin se nuk mund të hetonte Kuvendin dhe votimin e deputetëve, të cilët emëruan Toron si anëtar të KLGJ.

Avokati shkon më tej duke kërkuar nga gjykata që Toro të akuzohet edhe për mashtrim, pasi po përfiton një pagë nga fondet publike në bazë të dokumenteve të falsifikuara. Shoqata e avokatëve antikorrupsion i është drejtuar me një shkresë KLGJ që ta largojë Alban Toron nga detyra.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb