Të paktën 10 persona kanë mbetur të vdekur në një nga spitalet COVID-19 në Mumbai, pasi godina u përfshi nga zjarri.

CNN shkruan se zjarri ka rënë në mesnatë, e raportohet se brenda saj po trajtoheshin 76 pacientë të infektuar me COVID-10.

Kryetari i Bashkisë së Mumbait, Kishori Pednekar tha se pacientët që kishin shpëtuar, janë evakuuar në një spital tjetër, ndërkohë që ende nuk dihet shkaku i zjarrit.

Mumbai raportoi 5,504 raste të reja Covid-19 të enjten, duke e çuar gjithsej 380,115 totalin në qytet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: