Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar mbarimin e punimeve në autostradën Tiranë-Durrës, duke mundësuar në këtë mënyrë edhe hapjen e rrugës për automjetet.

“?Njoftim për median dhe opinionin publik
Përfundoi vendosja e barrierës mbrojtëse – guardrele tek Fordi km 7.3.✅
?Sot në orën 17:30 hapet rruga dhe qarkullimi i mjeteve bëhet me 2 korsi në drejtim të Tiranës.
?Nesër datë 27.01.2019 në orën 8:00 vijon puna ?‍?për vendosjen e guardrelave tek City Park km 8.6 në Autostradën Tiranë-Durrës dhe kalimi i mjeteve në drejtim të Tiranës do të jetë përsëri me një korsi në këtë pikë të rrugës”,  njofton ARRSH.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

10:43-Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi sot të tjera punime në autostradën Tiranë-Durrës, cka do të sjellin si pasojë devijimin e qarkullimit për automjetet. Përmes një njoftimi shpërndarë mediave, ARRSH njofton se për shkak të punimeve, tek CityPark trafiku në drejtimin Durrës-Tiranë në këto segmente do të orientohet me një kalim. Sipas Autoritet Rrugor punimet do të mbyllen brenda dy ditëve

Njoftimi i plotë:

Në segmentin rrugor Tiranë-Durrës, tek CityPark dhe Ford për referencë, në kuadër të punimeve të emergjencës të miratuara për këtë segment rrugor, sot po punohet për zevendësimin e neë jersave me guardrela në këto dy pika të saj.

Punimet do të realizohen brenda 2 ditëve dhe trafiku në drejtimin Durrës-Tiranë në këto segmente do të orientohet me një kalim. Ndërkohë, janë marrë masat për devijimin e trafikut me sinjalistikën e nevojshme me qëllim orientimin sa më të qartë të qytetarëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb