TIRANE-Përkundër tezave të ngritura në disa media online se Çalik Holding po u shet kompanine Albtelecom grekeve  me anë të një deklarate për mediat, operatori fiks më i madh i Shqipërisë, bën me dije se nuk ka asgjë të vertetë në atë çfarë është përfolur dy ditët e fundit.

“Dje dhe sot, lajmi i botuar në disa faqe interneti se “ÇalikHolding po u shet ALBtelecom-in grekëve” nuk paraqet të vërtetën. Operatori fiks më i madh i Shqipërisë, ALBtelecom, me performancën e lartë dhe në mënyrë konstante vijon të rritet duke ofruar shërbimet më të mira për qytetarët e Shqipërisë”, thuhet në deklaratë.

Kujtojmë faktin se kompania kohët e fundit bëri lançimin e shërbimit më të ri IPTV (ALBtv) dhe ka marrë dy licenca për ofrimin e shërbimeve 4G, duke vijuar fuqishëm investimet e planifikuara në këtë drejtim.

“Siç duket qartë, ashtu siç nuk ekziston asnjë vendim lidhur me shitjen e ALBtelecom, kompania jonë po vijon strategjinë e zgjerimit dhe rritjes në Shqipëri dhe vende të tjera të Ballkanit”, nënvizohet më tej.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: