Drejtori i Informacionit në “News 24” Robert Rakipllari, i ftuar në emisionin “Real Story”, duke folur për përgjimet e antimafies italiane, deklaroi se reagimi i SPAK për rastin ka qenë qesharak.

Rakipllari thekson se SPAK duhet që të thotë nëse të dyshuarit si të implikuar janë fajtorë apo jo.

“Këtu është bërë një reformë në drejtësi dhe kjo drejtësi e re duhet të bëjë diferencën. Kjo drejtësi, ku ka investuar BE dhe SHBA, ky është rasti më i mirë për ta. Krimi sot është globalizuar. Drejtësia italiane nuk paska lidhje me drejtësinë shqiptare?

Prokurori italian thotë se mafia shqiptare vepron si Ngraheta, janë të lidhur me politikën. Ne themi vazhdimisht se këtu pastrohen paratë. Reagimi i SPAK është qesharak. SPAK ose duhet të thotë se këta persona nuk kanë lidhje me krimin ose të hetohen. Të paktën të shkojnë tek standardi i Adriatik Llallës, në lidhje me Tahirin”, tha Rakipllari.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb