TIRANE – Sistemi i Drejtësisë u trondit sërish mbrëmjen e sotme, pasi në emisionin investigativ “STOP”, u publikua regjistrimi audio i kryetarit të gjykatës së Gjirokastrës Guximtar Boçi, i cili kërkon favore seksuale nga një grua, në këmbim të vendosjes së drejtësisë për çështjen e saj në gjykatë. Kur gruaja e paralajmëron se do të publikojë përgjimet, kryetari i gjykatës e kërcënon me jetë.
Kjo nuk është hera e parë që ky emision denoncon raste të abuzimeve në sistemin e drejtësisë. Rreth një muaj më parë, “STOP” denoncoi mitmarrjen e një oficeri të Policisë Gjyqësore, në këmbim të lirimit të një llogarie bankare, ndërkohë që në video përmendej edhe emri i një prokurori. Ishte pikërisht ky moment, kur në studion e “Opinion” prezantuesi Saimir Kodra njoftoi për ekzistencën e një tjetër videoje, ku një punonjës i rëndësishëm i drejtësisë shfaqet duke kërkuar favore seksuale për t’i dhënë çështjen një gruaje.

BISEDA SESI I ERDHI RROTULL KRYETARI, KUR QYTETARJA KISHTE HALL PER DOSJEN E SAJ…
Qytetarja – Ti e ke fajin.
Gjyqtari – Ëëë, ndaj unë të merrja në telefon, ti nuk më përgjigjeshe, do pimë nanjë kafe.
Qytetarja – Pse s’të vija për kafe? Si të vija për kafe? Ti më kërkove të tjerat mua , si të vija për kafe unë?
Gjyqtari – Po ti, ato gjerat e tjera tek kafja jepen?
Qytetarja – Në momentin, që ti më vije në siklet dhe më kërkoje të tjera gjëra, unë s’mund të vija për kafe me ty.

Gjyqtari – 10 herë, unë ta them prapë, atë punë kam unë.
Qytetarja – Si ma thua ti?
Gjyqtari – Prapë, se më pëlqen ta them edhe e them, pse c’lidhje ka?
Gjyqtari – Ja të ikin këta.
Gjyqtari – Po tani, si ti them unë, t’ia kërkojme icik kësaj?
Qytetarja – Po mirë, ja të ikin.

—————————-
Qytetarja – Do më thuash pak mua, si do ta zgjidh këtë hall, që më ka… ?
Gjyqtari – Po c’a të të them unë, unë e kisha atje ti, se ne ia shkruam ne ia bëmë. Di unë si e bëtë ju?
Qytetarja- Po kam ardhur të kërkoj llogari, sepse ti më the cështjen e ke të fituar, jo se të bëj unë nder, por se të takon. A më the kështu?
Gjyqtari – Si mund të të përgjigjem kshu unë sa herë më thërret? Po kur të thërras unë?
Qytetarja – Se unë të thërras për hall, ti më thërret për qejf.
Qytetarja- Po mirë, ti po të ishe në vendin tim, të trokisje në derën e dikujt, të trokiste halli, se as të njihja më përpara, as më njihje . Më ofrove miqësi , më the kam respekt për babain tënd, do të ndihmoj, më vjen keq për ty, njërën, tjetrën…
Gjyqtari – Po.
Qytetarja – Deri këtu jemi shumë në rregull dhe me ato plus halle, që kisha. Ke një hall dhe dikush të ofron ndihmë, verbërisht i beson.
Gjyqtari – Unë ta ofrova?
Qytetarja –Ai personi, që ta ofron ndihmën, të thotë unë dua, që të bëhesh e dashura ime troc, se kshu ma the.
Gjyqtari – Po.
Gjyqtari – Të iku gjë ndonjë copë ty?
Qytetarja – Mua ndonjë copë?
Gjyqtari – Ee.C’pate ti?
Qytetarja –Më shqetësove.
Qytetarja – Si mund të ulesha unë prapë në kafe me ty? Në momentin e parë, që unë ulesha në kafe me ty, ti më thoje mua: dua të bëhesh e imja. Si do ulesha unë prapë për kafe?
Gjyqtari – Qe të bëhesh e imja duhet të doje edhe ti. Përderisa nuk doje ti…
Qytetarja – Unë ta thashë, që herën e parë që ma the, unë të thashë jo.
Gjyqtari – Po mirë, ka një herë të dytë, një herë të tretë, të katërt…
Qytetarja – ….Po unë të erdha në zyrë, e lamë që do vija në zyrë dhe ti u hodhe të më puthje mua në zyrë.
Gjyqtari – Ajo iku. Qe e para fare.
Qytetarja – Si iku ore?
Gjyqtari – Më kërkon llogari mua, se c’kam bërë. Në faqe në faqe të putha, është respekt.

KUR GJYQTARI I THOTE NE LOKAL SE ESHTE GATI TI HIDHET PRAPE…
(kalon një person)
Gjyqtari – C’është ky? Mos është ky, ai tëndi ky?
Qytetarja – Cili timi mo?
Gjyqtari – Ish-burri. Mos të ndjek më?
Qytetarja – C’punë kam unë, s’e njof fare kush është.
Qytetarja – Afrohu këtu mo afrohu këtu .
Gjyqtari – C’të afrohem , po u afrova nuk duroj dot.
Qytetarja – S’ka problem.
Gjyqtari – Do të puth prapë.
Qytetarja – C’do bësh mo?
Gjyqtari – Do të puth.
Qytetarja – Do më puthësh?
Gjyqtari – Po, ndaj largohu.

QYTETARJA I TREGON GJYQTARE BLERTES SI IA KERKOI KRYETARI
Blerta – Në fillim tha bëje. Pastaj, kur i vajta unë, që i  thashë Guxim, unë nuk e bëj dot, bëj c’a të duash.

Qytetarja – I kuptoj të tëra gjërat.
Blerta – C’a?
Qytetarja – Të veja me të.
Blerta- Ëhë.
Qytetarja –O do bëhesh e imja , o e ke të humbur. (gjyqin)
Blerta – Dhe kur i thashë unë…
Qytetarja – Më vdekshin dy fëmijët, troc.
Blerta- Unë, kur më  tha në fillim fare, që më ndërhyri , i thashë: unë do mundohem do ta bëj……..Në rregull, kur po afronte fundi, që po bëheshim ne për andej këtej, i thashë unë: o Guxim c’a do bëjmë, bëj c’a të duash tha. Tekstualisht. Ditën, që do merrja vendimin, i vajta prapë thjesht për korrektesë.
Qytetarja – I thashë me kë më ngatërron, për të hapur këmbët. Pse në sa zyra përplasem unë e në sa .. përplasem unë, kështu do t’i zgjidhim gjërat. Të të vijë turp I thashë , se unë që jam ulur 5- 6 herë në kafe më ty, jam ulur si të ulesha me xhaxhain tim, i thashë.
Qytetarja – Më tha mua: vajte në Turqi. Hajde të vemi në Turqi më tha. I thashë unë… unë e  kisha kuptuar, por bëja budallain, sikur nuk kuptoja gjë.

GJYQTARI I TREGON SESI TA ZGJIDHE NE APEL…KUJT TI JAPE LEKE SE PA LEKE NUK BEHET..
Qytetarja – Të lutem shumë, më sqaro pak si të bëj në apel?
Gjyqtari – Sic bëre në shkallë të parë.
Qytetarja – Të marr atë, që mora në shkallë të parë?
Gjyqtari – Po c’të të them unë? Di unë c’do marrësh ti? Dërgo avokatin aty, të flasë me gjyqtarin, c’mund të bësh. Po ai, stë lë ai gjyqtar. Ik, ke muhabet me atë gruan e tij?
Qytetarja – Me Lonën?
Gjyqtari – Motra ka muhabet me atë?
Qytetarja – Po ka muhabet me atë.
Gjyqtari – Ik, zëre atje, jepi lekët Lonës, të blejë truallin.
Qytetarja – T’i jap lekët ? Ku t’i gjej lekët?
Gjyqtari – Pa lekë s’ta jep ai.
Qytetarja – Si s’ta jep pa lekë ai? Po sa lekë duhet t’i jap?
Gjyqtari – Po ku di unë, unë s’jam ai tani. Ti bën ca pyetje ore, për Zotin.
Qytetarja – Po c’ja fut kot. Po mirë ore, ti e ke një ide, se unë …
Gjyqtari – Po ku kam idera.
Qytetarja – Se unë kam hall, që të pyes kot.
Gjyqtari – Po c’idera ? Do vejë avokati, do bisedojë me të dhe të thotë, di unë c’idera kam unë. Sikur janë pantallona. I blejmë 70 mijë lekë, ju vënë tvsh shtatë herë 20 , 84 edhe 6 do t’i fitojnë 90 mijë lekë. Di unë, se c’muhabete kanë ata?
Gjyqtari – Po nuk mbaj mend tani me hollësi, se unë e kisha mendjen për tjetër punë.
Qytetarja – Për c’punë e kishe mo Guxim?
Gjyqtari – E kisha për ashtu…
Qytetarja – Të më pëlqeje mua.
Gjyqtari – E.
Qytetarja – Tani s’më pëlqen më edhe ndaj s’mi thua?
Gjyqtari – Po normal. Kështu është bota, interes.
Qytetarja – Cfarë thua?
Gjyqtari – Po re, se kapitalizëm tani. Mbaje mend tani. Mbaje mend tani, s’ka…
Qytetarja – Këtë shprehje mbaje mend, që bota është interes.

GJYQTARJA BLERTA TREGON SE E LAJMERUAN NGA KLD PER KONTROLL PER KETE DOSJE…
Blerta- Troc fare, unë nuk e bëra, se ajo filloi me letra.
Qytetarja – Me ankesa.
Blerta- Filloi me ankesa edhe mua më erdhi sinjal nga shoqja ime, që e kam në KLD. Tha: Blerta do vijnë për filan dosje. Dhe ma thotë, ja po të gënjej për shpirt të atij, dhe më thotë: të lutem tha, që ta mbyll unë, se do vij unë, që ta bëj kontrollin e dosjes. Jepe në favor të saj, ta mbyllim.
Blerta- Telendare. E bëjnë, se është telendare, nuk e bëjnë, se I shikojnë letrën. Kupton? Mua katër herë më ka kërkuar ministria, tre herë ma ka kërkuar KLD-ja këtë.
Qytetarja – Dosjen.
Blerta –Shtatë herë të mira, po e po. Shtatë herë të mira. Të premten dhashë vendim , ditë e premte ishte? Unë të hënën isha në seminar.
Qytetarja – Të  premte, data 27.
Blerta-   Të hënën kishin ardhur, kishin marrë dosjen. Mirë, që kisha bërë edhe vendim , kisha bërë edhe kopjen e vendimit. Më tha ajo shoqja mua, si do ikësh ti tha. Ne do vijmë për kontroll për filan dosje. E unë e shpall nesër, i  thashë unë. Të lutem, më tha mua, të lutem, se nuk durohet. E kupton?

……
KRYETARI I GJYKATES KERCENON QYTETAREN, KUR AJO I THOTE QE E KA REGJISTRUAR…..
Qytetarja- Mbaje cik makinën, mbaje!
Gjyqtari – Do bësh gruan xheloze. (i thotë taksistit)
Qytetarja- S’ka problem. Dil cik më para, hap krahun.
Gjyqtari – Ca?
Qytetarja- Hap krahun më para. Hajde!
Qytetarja- Të erdhi mirë, që më the ashtu ?
Gjyqtari – Si?
Qytetarja – Ashtu sic ma bëre ti. Të tëra regjistrimet, që kam, të hënën i ke tek gazetarja . Hajt mirupafshim tashi.
Gjyqtari – Ti atë bën edhe…
Qytetarja – Ja të shohësh.
Gjyqtari – Bashkë do ndahemi me plumbat.
Qytetarja – Po.
Gjyqtari – Se unë të flisja në mirëbesim.
Qytetarja- Po ashtu do ndahemi.
Gjyqtari – O cupë , thirri mendjes.
Qytetarja- Ik.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb