Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka mohuar sërish njohjen me Fredi Alizotin. Ai ka deklaruar sot në “Opinion” se nuk e njeh atë dhe se nuk është i përfshirë në skenarin e paraqitur nga PD.

Balla akuzoi Partinë Demokratike ka ngritur një lum balte, pasi kjo video nuk u publikua me 5 qershor, sepse ajo fsheh një krim.

Ai tha se është tentuar të blihet një person për të dhënë një dëshmi të rremë.
“Kush ka pak nerva ta dëgjojë atë video, shihet se regjistruesi i videos i jep dhe induksionet e vendndodhjes. Se nuk ishte drejtoria por prokuroria. Florenc Hoxha i thotë ‘ah se ka dhe shtëpinë Taulanti aty’. Fare se kam njohur. Prej këtij momenti PD ka ngritur gjithë këtë lum balte sepse ka një moment që nuk e merrni në konsideratë. Pse PD nuk e nxori më 5 qershor këtë video?
Çfarë është kjo strategji e Partisë Demokratike për të bërë këto video dhe për t’i përdorur këto sipas strategjisë”, tha Balla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb