Përjashtimi i sportit të peshëngritjes nga Lojërat Mesdhetare, nga ana e Komitetit Olimpik Shqiptar, ka sjellë edhe reagimin e peshëngritësve shqiptarë. Erkand Qerimaj, Daniel Godelli dhe Briken Calja, që sot janë përballur me drejtuesit e KOKSH.

Ata i kanë kërkuar drejtuesve të Komitetit Olimpik, në një takim me ta, të kthejnë vendimin dhe t’i lejojnë të garojnë me ekipin kombëtar. Gjatë takimit, tonet kanë qenë të acaruara, deri kur në një moment shkuan edhe në kontakte fizike.

Sportistët kanë paraqitur edhe ftesën që kanë marrë nga organizatorët e Lojërave Mesdhetare që të marrin pjesë në aktivitetin që zhvillohet muajin e ardhshëm në Spanjë. Së bashku me sportistët janë bashkuar edhe trajnerët e tyre, ndërsa kanë mbështetjen edhe të Federatës së Peshëngritjes.

Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/perjashtimi-nga-lojerat-mesdhetare-peshengritesit-takim-te-acaruar-me-drejtuesit-e-koksh/

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb