Briken Calja mori një rezultat pozitiv në kampionatin botëror të peshëngritjes që po mbahet në Tajlandë, teksa në baterinë B ia doli të jetë i pari në dy garësh. Në stilin e shkëputjes, ai kaloi me sukses të 3-ja provat, ndërsa në stilin e shtytjes realizoi vetëm provën e parë. Calja ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shprehet i lumtur për këtë rikthim.

“RIKTHIM I FUQISHËM PREJ KAMPIONI. Pas muajsh mundimesh për shkak të dëmtimit, pas muajsh sakrificash dhe lodhjeje, sot ia dola të rikthehem me një rezultat fantastik në Kupën e Botës Thailand 2024, ku arrita nje rezultat shumë të mirë në peshën 73 kg.

Shumë mendje skeptike nuk e besonin të rikthehesha kaq fuqishëm sa sot, por përsëri vërtetova se dëshira për të arritur për të arritur sukses për këtë komb dhe për të qëndruar në majat e këtij sporti janë më të mëdha. Kompeticioni i sotëm ishte një provë dhe një test mjaft i rëndësishëm për shkak se është i fundit kualifikues për Lojrat Olimpike Paris 2024. 💪
Faleminderit në radhë të parë familjes, stafit tim, Bashkisë Tiranë, Ministrisë së Mbrojtjes, Komitetit Olimpik, Federatës Shqiptare,Miqve të mi dhe spitalit onkologjik, ne vecanti Dr.Romeos dhe Dr.Euglentit, për të gjithë mbështetjen që më kanë dhënë! Vazhdojmë përpjekjen me sfidën e radhës në Paris” – shkruajti ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: