Në kuadër të fillimit të vitit të ri akademik, Unioni i Këshillave Studentor së bashku me organizata rinore dhe përfaqësues të tjerë të universiteteve kanë zhvilluar një takim ku edhe është diskutuar mbi problematikat që përballen studentët.

Në përfundim të këtij bashkëbisedimi u konkludua në disa kërkesa të cilat pritet t’i adresohen si shkresë Ministrisë së Arsimit dhe institucioneve përkatëse.

Kërkesë

Drejtuar:        Znj. Evis Kushi
Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë

Për dijeni:      Znj. Bora Muzhaqi
Ministria e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët

Znj. Delina Ibrahimaj
Ministria e Financave dhe Ekonomisë

Në tryezën e bashkëbisedimit “Student-ON”, organizuar nga Unioni i Këshillave Studentorë në bashkëpunim me studentë përfaqësues të universiteteve si dhe organizata rinore e studentore diskutuam mbi mbështetjen e munguar ndaj studentëve dhe të rinjve.

Nisur nga situata aktuale me të cilën po përballet vendi ynë, së pari shprehim qëndrimin tonë në përkrahje të protestës së pedagogëve dhe kërkesave të tyre të drejta, në shërbim të përmirësimit të cilësisë së sistemit arsimor në vend.

Në vijim të shqetësimeve të vazhdueshme të shprehura, ashtu si dhe të diskutuara në këtë takim, vendosëm të drejtojmë këtë kërkesë Ministrisë së Arsimit dhe institucioneve shtetërore përgjegjëse, duke konkluduar në këto pika:

  1. Rritje e mbështetjes ndaj sistemit të Arsimit të Lartë, duke rritur përqindjen e dedikuar për arsimin në buxhetin e shtetit në normën 4%;
  2. Ulje e tarifës së studimit për të gjithë nivelet e studimit duke indeksuar tarifat në nivelin 2-fish (dyfish) të normës aktuale të inflacionit;
  3. Mbështetje për kostot e akomodimit dhe artikujt shkencorë/libra shkollorë duke bërë funksionale uljet prej minimalisht 20% nëpërmjet Kartës së Studentit, si dhe ofrimin e shërbimit dhe aksesit në Bibliotekës Online.

Pjesëmarrës në takim:

Organizata “UKS – Unioni i Këshillave Studentorë”;

Organizata “Guxo”;

Organizata “EDYN – European Democratic Youth Network”;

Organizata “Center Act for Society”;

Organizata “CESA”;

Organizata “Rrjeti i Profesionistëve të Rinj”;

Studentë përfaqësues nga:

Universiteti i Tiranës (UT);

Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT);

Universiteti i Mjekësisë (UMT);

Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb