Përkthimi i veprave shqiptare në gjuhë të huaj mbetet një sfidë, qofshin ato vepra artistike apo studimore. Politikat e Qendrës Kombëtare të Librit e Leximit janë përballur me problematika edhe në thirrjet e hapura.

Alda Bardhyli, drejtore e QKLL-së thotë se “ botimi i librit shqip në gjuhët e kulturat e tjera është prioritet i QKLL-së. Kemi hyrë në vitin e katërt që Ministria e Kulturës përmes QKLL-së ofron një grant për botuesit e huaj për të botuar autorët shqiptarë. Mbështesim çdo vit 6 autorë kryesisht të rinj por pavarësisht kësaj ftese, shoh që numri i aplikuesve dhe interesi për librin shqip vijon të jetë i ulët. Kryesisht kemi botues nga rajoni e vendet fqinje” .

Ndërsa ka pasur interes për të përkthyer veprat shqiptare në italisht, turqisht, greqisht, rumanisht, por mungon interesi për gjuhët e mëdha vëren Bardhyli, që i flasin një tregu ndërkombëtar, siç është gjuha angleze. Në këtë lami, QKLL është përpjekur të nxisë nisma të tjera mbi përkthimin.

Përtej mungesës së librit shqip në këtë gjuhë, përveç veprave të Kadaresë, kemi edhe një mungesë të përkthyesve në këtë gjuhë të madhe që do të ishin një ndihmë e çmuar për të çuar në këtë gjuhë dhe në tregun botëror librin artistik e studimor shqip. Me qendrën e librit me CNL-në jemi duke punuar për programe që mbështesin autorët shqiptarë që të shkojnë në gjuhën frënge dhe bashkë me ambasadën franceze ne hapëm këtë vit, atelienë e parë të përkthimit duke trajnuar një grup përkthyesish për të përsosur komunikimin e tyre në këtë gjuhë”.   

Këtë vit një këmbim kulturor me Serbinë është nxitur nga një bashkëpunim mes Qendrës së Librit në Shqipëri dhe drejtorisë së librit në Ministrinë e kulturës në Serbi.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb