TIRANE

Këngëtarja Irma Libohova është një nga këngëtaret më të dashura, ndërsa rreth 1 vit e gjysmë më parë humbi bashkëshortin e saj, Besnikun.

Pak ditë pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit të saj, Irma Libohova u ngjit në skenë dhe vendosi të vazhdonte këngën: “Dhimbjen e kam për vete…”.

Këngëtarja ishte e ftuar në emisionin ‘Rudina’, teksa ka rrëfyer e përlotur për humbjen e bashkëshortit si dhe mrekullinë që i ndodhi tre ditë më pas.  Kishin kaluar vetëm tri ditë kur Besniku u nda nga jeta dhe Irma mësoi një lajm tjetër të bukur. Një jetë sapo kishte ikur, por një tjetër do të vinte. I biri i dha lajmin se do të bëhej gjyshe dhe pikërisht në atë kohë, nuk mund të kishte ndjesi më të ëmbël, megjithëse e shoqëruar me keqardhjen që bashkëshorti nuk e mësoi dot:

“Të gjithë më kishin thënë që është një ndjenjë shumë e mirë, është kështu, është ashtu, por kur e provon vetë, është tjetër gjë, është e mrekullueshme, e papërshkrueshme”, – thotë Irma për ndjesinë e gjyshes, të cilën e shijon shumë, edhe pse nuk kalon aq kohë sa do të donte me mbesën e vogël.

Lule është emri me të cilin është pagëzuar mbesa e vogël dhe për këtë zgjedhje Irma tha se ishte dëshirë e të gjithëve: “Ishte një emër i harruar. Ne donim një emër shqiptar. Emri përfaqëson identitetin tënd”, – shton këngëtarja.

Auto 640 0 5bf59c39bb5ca1542825258
Auto 640 0 5bf59c39bb5ca1542825258

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: