Kryeministri Edi Rama është përlotur gjatë intervistës me gazetarin Sokol Balla, i cili po e zhvillon emisionin “Real Story” pas rrënojave të tërmetit në Durrës.

Balla e pyeti për statusin e ndjerë të djalit të kryeministrit, Greg Rama, i cili thoshte se mes viktimave ishte dhe njeriu i tij i afërt, së bashku me familjarët.

Rama tha se sot i ka të gjithë si Gregun, ndërsa u përlot dhe u largua pa e mbyllur fjalinë.

“Nuk dua të flas për aspektet persona të djalit. Unë sot jam në një pozitë që ndoshta është e pamundur ta shpjegoj. Ata që e dinë politikën një mizerabilitet, apo një instrument për të vjedhur dhe që kujtojnë se të gjithë jemi njëlloj, dhe se unë këtu rri e po jap mish e shpirt për lekë nuk mund ta kapi, por njësia ime është shumë e fortë dhe është se sot unë i kam të gjithë këta njerëz të prekur si Gregun. Isha me …”, tha Rama, duke u larguar i prekur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb