Edhe kombëtaret e vogla mund të bëjnë surpriza, madje mund të përmbysin edhe dy gola. Kjo ndodhi sot ne Kazakistan për ndeshjen e dytë të kualifikueseve të Grupit H.

Danimarka ndeshej me të zotët e shtëpisë dhe ishte duke fituar me rezultatin 0-2 deri në minutën e 73′ kur ka ndodhur befasia e madhe… Danimarka, që vinte nga një fitore e thellë në sfidën e parë të grupit ndaj Finlandës, 3-1, shënoi dy herë në 45′ e para.

Në të dytën ndodhi çudia e madhe. Në fillim një penallti për Kazakistanin që ka ngushtuar shifrat. Në minutën e 86-të do të vinte edhe goli i bukur i Tagybergen. Vetëm 3 minuta më pas Aimbetov do të shënonte golin e përmbysjes së madhe 3-2.

Nje fitore kjo që ka futur në drame totale Danimarkën që gëzonte 3 pikët deri thuajse 4 minuta nga koha e rregullt. Ekipet e tjera pjesë të Grupit H janë Slloveni, San Marino, Irlandë e Veriut dhe Finlandë, që do të luajnë sonte…

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb