Përmbyset kreu në Konferencën e Lindjes në NBA. Boston u mund 109-94 nga Neë York, një humbje që ka zbritur ekipin e Celtics nga vendi i parë, ku tashmë ndodhet Milëaukee Bucks, që ka vendosur rekord këtë sezon me 14 fitore radhazi.

Vendimtar në ndeshjen e fundit ishte stoli i New York, nga ku erdhën 44 pikë, ndërkohë që shënuesi më i mirë ishte Randle me 23 pikë. Te Boston zhgënjyen të gjithë lojtarët “big”.

Po në Lindje, rikthehet te fitorja pas 4 humbje radhazi ekipi i Miami Heat, që mundi 101-99 rivalët e Philadelphias. Jimmy Butler me 23 pikë e 11 rebound ishte lojtari më i mirë për miqtë, vendimtar në këtë fitore. Për vendasit, Embiid realizoi 27 pikë e 12 rebound, por që mbetën për statistikë. Gjithsesi, Philadelphia mbetet në vendin e tretë, ndërsa Miami në të shtatin.

Në ndeshjet e tjera, fiton skuadra e Charlotte Hornets, që mposhti 117-106 Detroit Pistons. Rozier me 22 pikë bëri diferencën në fushë për vendasit. Ndërsa Ekipi i Orlando Magic arriti një fitore të rëndësishme ndaj New Orleans me shifrat 101-93, duke shpresuar ende për play off-in. Banchero me 29 pikë ishtë më i miri në fushë për miqtë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb