SHKODER – Situata në ultësirën e Shkodrës paraqitet alarmante dhe kanë nisur shkarkimet nga Hidrocentrali i Fierzës.

Prurjet në Fierzë janë 1300 m3/s si pasojë e rreshjeve të shumta gjatë ditëve të fundit dhe shkrirjes së dëborës. Ndërsa shkakrimi po bëhet me 400 m3/s dhe pritet të vijojë edhe gjatë ditës së nesërme.

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia dha alarmin lidhur me situatën e rënduar në një status në Facebook

Postimi i plotë

“Situatë alarmante në ultesirën e Shkodrës!

Rritet siperfaqja e tokës së përmbytur në Anën e Malit. Rruga që lidh fshatin Obot bllokohet. Hera e tretë brenda dy muajve që këto zona përmbyten.

Fusha e Muriqanit sot pasdite. Niveli i ujit vazhdon të rritet.

Mendohet që kjo situatë ka ardhur si pasojë e hapjes së portave të hidrocentralit edhe pse ka mungesë të plotë informacioni”.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: