Një 31-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident automobilistik në Patra. Erges Çobaj, 31 vjec, nga Vlora, ka qenë duke drejtuar motocikletën, teksa duke qarkulluar në rrugën “Othonos Amalias” është përplasur me automjetin me targa shqiptare AA797ZY që drejtohej nga Natasha Saliaj, 48 vjeç, nga Fieri, por me banim në Korinth.

Automjeti i Saliaj po lëvizte në të njëjtën rrugë dhe në të njëjtin drejtim me motocikletën dhe janë përplasur anash.

Automjeti më pas ka devijuar djathtas duke goditur hekurat mbrojtëse të rrugës. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën 31-vjecari Çobaj. 48 vjeçarja nga Fieri u arrestua fillimisht por u la më pas e lirë me urdhër të Prokurorit.

Gjatë kontrollit trupor të 31-vjecarit Çobaj, janë gjetur dhe sekuestruar 50.9 gram kokainë dhe rreth 2500 euro.

Sipas mediave greke, Çobaj, i njohur në Patra edhe si “Stelios” ishte personi që kishte dërguar në spital një të plagosur me armë në Agios Nikolaos, më 6 maj 2022.

Prokuroria vendase po shqyrton me detaje aktivitetin e tij në të kaluarën në çështjet e trafikut të lëndëve narkotike, ndërsa në të shkuarën e afërt ai është arrestuar për vepra të ngjashme në një zonë tjetër nga organet e policisë së Oropos.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: