TIRANE – Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari ka folur për gazetarët pas mbledhjes së byrosë së Kuvendit ku do të merret vendimi për deputetët që u përjashtuan sot nga seanca parlamentare pas përplasjeve.

Braimllari u shpreh se kryeministri është sjellë si rrugaç dhe ende nuk është dënuar. “Rama i ka provokuar rëndë shqiptarët, si me taksat e rrugëve, të pronës apo dhe biznesit,” u shpreh ai.

“ Është absurde që sa herë ndodh diçka në parlament mblidhet byroja. Kryeminsitri që e krahason popullon me organ gjenital, nuk përjashtohet. Ne që i kërkojmë atij të sillet mirë, ne përjashtohemi. Hera e dytë që kryeministri sillet si rrugaç.

Opozita është në rrugën e saj legjitime, se Rama i ka provokuar rëndë shqiptarët. Do ketë reagim shumë më të ashpër. Reagimi tani më është qytetar, do ketë reagim kudo nga nesër e përditë, se mllefi e urrejtja e popullit  ndaj Ramës, ka kapur maksimumin. Ajo që bëri Rama për popullin tim është shumë e rëndë, më e rëndë do të jetë goditja që do i japim ne. Opozita është pro çeljes së negociatave. A është ministri ynë i jashtëm në koherencë me ministrat e tjerë të jashtëm për atë sjellje,” tha Braimllari.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb