Në emisionin në ‘Në Shënjestër’ në News24 gazetarja Ola Xama dhe gazetari i Birn Gjergj Erabara, folën për kostot e rrugëve në vend, duke u ndalur edhe tek rruga Kardhiq-Delvinë.

Gjatë bisedës në studio, Xama tha se qeveria Rama sipas saj është e paaftë dhe se nuk di të ndërtojë rrugë, pasi projektet e nisura nuk janë përfunduar, ndonëse janë inauguruar.

Pjesë nga biseda në studio:

Xama: Vlera për aksin rrugor për të 8 lotet parashikohet të përfundojë të gjitha pagesat në 2024 dhe sipas Ministrisë së Financave ka një vlerë 118 mln euro… Sipas studimeve paraprake, në Komisionin e Ekonomisë për ndërtimin e  rrugës Kardhiq-Delvinë u dha një kosto 48 mln euro dhe më pas më 71 mln euro…Ndërsa tani është 118 mln euro. Dyshoj që qeveria Rama është një qeveri e aftë që di të ndërtojë rrugë apo vepra publike, nuk ka një rrugë që ka nisur nën drejtimin e qeverisë Rama dhe sot ka përfunduar, pra bypassi i Vlorës nuk ka përfunduar, po ashtu edhe ai i Fierit…Tani shohim disa ura mbikalimi nuk kanë mbaruar. Zvarritjet shtojnë edhe kostot…

Gjatë bisedës në studio nga ana e tij Gjergj Erebara tha se qeveria nuk ka bërë transparencë  lidhur me kostot e rrugëve, duke shtuar se qeveria e bën studimin duke marrë opinionin e kompanive.

Gjithashtu Erebara po ashtu tha se në 10 vitet e fundit vihet re se ka pasur një rritje marramendëse të çmimeve në sektorin e rrugëve.

‘Kushtojnë në varësi të një liste çmimesh që përgatit qeveria. Qeveria e bën studimin duke marrë opinionin e kompanive. Ajo që a ndodhur në 10 vitet e fundit, është se dukshëm çmimet në sektorin e rrugëve kostot janë shumëfishuar në mënyrë marramendëse dhe qeveria nuk bën transparencë dhe nuk jep shpjegime sepse vetëm kostot e rrugëve janë shtuar. Në 20 vitet e fundit çmimi i çimentos nuk ka ndryshuar shumë, e vetmja gjë që ka ndryshuar është çmimi i naftës. Në vitin 2018 janë hapur tre tendera të fituara nga kompani të ndryshme me fonde limit. Ajo që të bën të dyshosh se ka korrupsion është se në lotin tjetër, që ishte tuneli i Skarficës, pani një mosmarrëveshje…Oferta e Gjokës ishte 75 % e fondit limit…Gjoka akuzon drejtoreshën e rrugëve për korrupsion dhe drejtoresha e rrugëve akuzon Gjokën për falsifikim dokumentesh dhe Prokuroria nuk heton, pra nuk marrim vesh çfarë bëhet…”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: