Protestat në Kazakistan po shoqërohen me gjakderdhje. Në Almati mendohet se janë vrarë shumë demonstrues dhe pjesëtarë të forcave të sigurisë.

Trazirat në Republikën e Kazakistanit vazhdojnë. Në Almati ka pasur përpara bashkisë “shkëmbime të forta zjarri” mes grupesh të armatosura dhe ushtrisë, njoftoi agjencia shtetërore ruse Tass. Sipas zëdhënësit të policisë Saltanat Asirbek, “forcat ekstremiste” u përpoqën të sulmonin ndërtesat e administratës, si dhe selinë dhe disa stacione policie në Almati.

Një numër sulmuesish janë “eliminuar” tha zëdhënësi i policisë, që citohet nga agjencitë e lajmeve Interfax-Kazakhstan, TASS dhe Ria Novosti.

Gjendja e saktë krejt e paqartë

Sipas njoftimesh të tjera tek sheshi para bashkisë kishin ardhur me autoblinda rreth 300 ushtarë, që kishin rrethuar sheshin. Me sa duket në pjesë të ndryshme të Almatit po zhvillohen operacione kundër demonstruesve, të cilët gjithashtu njoftohet se janë të armatosur. Banorëve u është kërkuar të qëndrojnë në vende të sigurta dhe të shmangin dajlen në rrugë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Aktualisht nuk ka asnjë konfirmim të pavarur të ngjarjeve. Faqet e internetit të mediave kazake për momentin nuk mund të arrihen nga jashtë. Prandaj nuk dihet se si është gjedja e saktë.

Sipas njoftimeve zyrtare gjatë protestave në Almati janë vranë 18 pjesëtarë të trupave të sigurisë. Por ende nuk ka informacione të qarta zyrtare për vdekjet e mundshme të civilëve.

Gjendje e jashtëzakonshme në mbarë vendin

Ndryshe nga Almati në videot nga kryeqyteti Nur-Sulltan (dikur Astana) shihen në rrugë makina dhe autobusë, por edhe një numër i madh i forcash të sigurisë që kanë rrethuar ndërtesat qeveritare.

Në aeroport janë anuluar të gjitha fluturimet dhe gjendja e jashtëzakonshme është shpallur për të gjithë vendin.

Edhe Lufthansa si dhe mjaft shoqëri të tjetra ajrore i ndërprenë fluturimet për në Almati./DW

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb