Lidhja në distancë është e vështirë dhe eksperiencat kanë treguar që shumica prej tyre dështojnë. Një vajzë nga SHBA, udhëtoi gjysmën e vendit për t’i bërë një surprizë parterit të saj, që studionte në Kaliforni. Ajo shkoi në apartamentin e tij dhe mësoi një të vërtetë të hidhur, ai gjendej në dhomë me një vajzë tjetër.

Lidhja në distancë mund të jetë e vështirë dhe zor të ruhet, në veçanti nëse nuk e keni parë partnerin prej kohësh – e kur të vjen deri të një moment i tillë shpesh cilësohet si “historik”.

TikTokerja Mary Fatz shihet duke trokitur në derën e apartamentit të partnerit, duke menduar se do ta befasojë për të mirë me këtë vizitë.
Por, nuk iu desh shumë kohë që ta kuptojë se ai ishte brenda me një tjetër, dhe nuk po ia hapte derën.

“Kur vizitoni të dashurin që mbani lidhje nga distanca, dhe ai nuk iu përgjigjet pasi brenda kishte një vajzë tjetër”, shkroi Fatz në videon e publikuar.

@maryfatz Couch guy ECU edition #couchguy #fyp ♬ still falling for you – audiobear

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: