Persona të armatosur kanë sulmuar një burg në jugperëndim të Nigerisë, duke liruar  mbi 800 të burgosur.

Olanrewaju Anjorin, një zëdhënës i qendrës korrektuese Oyo në shtetin Oyo, i tha agjencisë së lajmeve Associated Press të shtunën se personat e armatosur sulmuan burgun të premten në mbrëmje.

“Persona të armatosur sulmuan një burg në shtetin Oyo të Nigerisë vonë të premten dhe liruan mbi 800 të burgosur me dhunë, sulmi i tretë i tillë i madh këtë vit”  tha shërbimi i burgut në një deklaratë të shtunën.

Sulmi i së premtes është i treti i këtij viti në Nigeri, ku thyerjet nga burgu po bëhen më të shpeshta dhe policia kap vetëm një pjesë të atyre që arratisen. Gazeta online me bazë në Lagos, TheCable, raportoi në korrik të këtij viti se të paktën 4,307 të burgosur ishin arratisur nga burgjet që nga viti 2017, bazuar në raportet e përpiluara të mediave.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: