Të paktën 2 persona humbën jetën ndërsa 5 të tjerë u plagosën në protestat që filluan në Peru pasi presidenti Pedro Castillo u shkarkua nga detyra dhe u dërgua me burg.

Mijëra persona dolën në rrugë në qytetin Andahuaylas në jug të vendit dhe protestuan kundër Dina Boluarte-s e cila dha betimin më 8 dhjetor si presidente e vendit.

Në incidentet e shënuara humbën jetën 2 protestues ndërsa 5 të tjerë u plagosën.

Policia ndërhyri me ujë me presion dhe gaz lotsjellës pasi protestuesit vendosën barrikada dhe ndezën zjarr.

Policia shprehu keqardhje për ata që humbën jetën në protestë si dhe shprehën ngushëllime për familjarët e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb