IRAN– Duken si tifozë të çmendur për futbollin, por në të vërtetë janë vajza. Transformimi i tyre ka ndodhur në Iran, aty ku të shijosh një ndeshje live në stadium për një femër është e ndaluar me ligj.

Madje për një femër që ndjek një ndeshje futbolli nga shkallët e stadiumit ndëshkimi është shumë i rëndë. Por për këto pesë vajza të reja, pasioni për futbollin është më i fortë se ligji.

Të maskuara si meshkuj ato kanë kaluar lehtësisht grupet e kontrollit duke e ndjekur ndeshjen nga fillimi në fund. Ndërkohë që janë argëtuar duke bërë edhe foto e video.
grate ne stadium foto 3
Ky është një moment historik për të drejtat e femrave në Iran. Vitin e kaluar dy gra u arrestuan sepse kishin tentuar të bënin të njëjtën gjë, ndërsa një grua tjetër u dënua me 1 vit burg pasi kishte hyrë të shihte një ndeshje volejbolli.

Së fundi femrat në Iran kanë fituar një tjetër betejë me regjimin ku është lejuar që vajzat dhe gratë të drejtojnë makinat, çka ka bërë që regjistrimet në kurset për lejet e drejtimit të arrijnë në pak kohë mbi 30 mijë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb