Abdelhak Nouri jo shumë kohë më parë teksa përgatitej për sezonin e ri me klubin e Ajaksit në një ndeshje parapërgatitore kundër Werder Bremen pësoi infarkt duke trembur të gjithë sportdashësit dhe jo vetëm për shëndetin e tij.

Shqetësimet ishin me vend pasi futbollisti 20-vjeçar hyri në koma dhe sipas njoftimeve nga spitali pësoi dëmtime në tru.

Ndër ata që u frikësuan dhe u ndjenë më keq për këtë ngjarje padyshim që ishin shokët e ekipit. Jo më kot, sot, kur Lille mposhti 3-0 Nantes një dedikim shkoi për futbollistin e talentuar të Ajaksit që tashmë i duhet të luftojë për jetën e tij.

El Ghazi shënoi golin e tretë në minutën e 70-të dhe një karton i verdhë kurrsesi nuk mund t’a s’mbrapste për t’i dedikuar këtë gol ish-shokut të tij te skuadra e Ajaks.


(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb