Nga: ZONJA KATERINA
4 gota miell
1 gotë hirë djathi
1 gotë ujë të vakët
Thërrime djathi
Piper + erëza sipas dëshirës

Përziejmë miellin me hirën e djathit dhe me ujin e vakët. Më pas shtojmë thërrimet e djathit duke e trazuar mirë brumin. Sipas dëshirës mund t’i shtojmë dhe erëza të freskëta, ullinj ose domate të thata. E vendosim më pas brumin në një tavë të lyer me pak yndyrë dhe e vendosim në furrën e parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 35-40 minuta.

(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb