Familjarë të 8-vjeçarit Mateo Vasiu kanë marshuar në qendër të qytetit të Fierit, duke mbledhur firma, për rikthimin e dënimit me vdekje.

Në një lidhje drejtpërdrejtë në ‘Emisionin me Zemër të Hapur”, vëllai i viktimës foli për gazetarin Ervis Kuçi, i cili i tronditur kërkoi drejtësi.

“Ça të them, dua të kthehet dënimi me vdekje. Të varet. Mateon e kam kërkuar në çdo vend. Shkova mora biçikletën e këtij monstrës tek shtëpia. Nuk jemi zënë, nuk kemi pasur konflikte”, tregoi i prekur vëllai i 8-vjeçarit të vrarë.

Ndërsa iu përgjigj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, një nga familjarët kërkoi që në çdo qytet të mblidhen firma, nëpërmjet të cilave të kërkohet rikthimi i dënimit me vdekje.

“Duke marrë shkak nga deklarata e kryeministrit dje kemi vendosur të bëjmë një peticion me shkrim për të kthyer dënimin me vdekje. Janë disa raste në Shqipëri dhe nuk është marrë asnjë masë. Mendoj që ka ardhur koha të ngrihemi për të drejtën tonë. Në çdo qytet duhet të ngrihet një person ku të mblidhen firmat”, u shpreh ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb