Nga: ZONJA VJOLLCA*
300 gr miell
3 lgj sheqer
2-3 lgj sheqer pluhur
1 lç kanellë
250 ml qumësht + 3 lgj qumësht
4 kokrra vezë
100 gr krem kosi
150 gr salcë kosi
1 lgj sheqer vanilje
3 mollë të vogla
2-3 lgj gjalpë
1 lç lëng limoni
Trazojmë miellin me një lugë sheqer, pak kanellë dhe një majë luge kripë dhe më pas shtojmë 250 ml qumësht dhe 4 kokrra vezë. E përziejmë mirë brumin derisa të na formohet një brumë homogjen të cilin më pas e lemë të pushojë për 15 minuta.
Trazojmë në një tas salcën e kosit me kremin e kosit, me 3 lugë qumësht, pak lëng limoni, vanilje dhe 2 lugë sheqer.
Në një tas tjetër përziejmë 2-3 lugë sheqer pluhur me ½ lç kanellë.
Mollët i presim në feta rrumbullake me gjithë lëkurë dhe i spërkasim me lëng limoni.
Shkrijmë gjalpin në tigan dhe vendosim fetat e mollës të skuqen nga njëra anë, më pas mbi fetat e mollës hedhim brumin, e pjekim petullën nga të dy anët mirë dhe e servirim duke e pudrosur me sheqer dhe kanellë si dhe me kremin e kosit. Kështu vazhdojmë me rradhë derisa të mbarojë brumi i petullave.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)
