Efektet e derbit të Milanos do të ndihen edhe në ndeshjet e radhës të Milanit dhe Interit. Kuqezinjtë do të duhet të bëjnë pa Theo Hernandez dhe Davide Calabria, të pezulluar përkatësisht për një dhe dy javë. Në krahun tjetër, zikaltërit nuk do të kenë në dispozicion Denzel Dumfries kundër Torinos.

Vendimi u mor nga Gjykata Sportive, teksa të 3 lojtarët u ndëshkua me karton të kuq në supersfidën e të hënës, të luajtur në Milano. Vlen të theksojmë se me suksesin 1-2, ekipi i Inzaghit siguroi matemakisht titullin kampion.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb