KORÇË

Pezullohen 3 punonjës policie në Korçë. Sipas burime nga policia e Korçës, bëhet e ditur se shkak i këtij pezullimi ka qënë tjetërsimi i procesverbaleve për një aksident të ndodhur në qark.

Të 3 policët e pezulluar janë të sektorit të qarkullimit rrugor. Mësohet është se hetimi ka zgjatur më shumë se 2 muaj.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan Korçë) ka zbatuar Urdhrin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, e cila ka vendosur masën e sigurimit të karakterit ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësit e policisë të mëposhtëm:

– Nënkomisar K. SH., 32 vjeç, me detyrë Specialist i Trafikut Urban dhe Interurban në Sektorin e Policisë Rrugore në DVP Korçë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i dokumenteve” në bashkëpunim.

– Inspektor K. ZH., 27 vjeç, me detyrë Trupë shërbimi në Sektorin e Policisë Rrugore në DVP Korçë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i dokumenteve” në bashkëpunim.

– Inspektor O. L., 25 vjeç, me detyrë Trupë shërbimi në Sektorin e Policisë Rrugore në DVP Korçë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i dokumenteve” në bashkëpunim.

Këta punonjës policie dyshohet se kanë manipuluar provat për një aksident me dëme materiale, si dhe kanë falsifikuar një test alkooli, duke mos e aplikuar tek shkaktari i aksidentit, por tek një tjetër person.

Hetimet vazhdojnë për identifikimin e punonjësve të tjerë të dyshuar si të implikuar, ndërsa materialet procedurale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb