Lideri koreano-verior, Kim Jong Un këmbënguli mbi faktin se arsenali bërthamor koreano-verior ishte garant për sigurinë, me rastin e 67-vjetorit të armëpushimit me Korenë e Jugut.

“Në sajë të arsenalit tonë bërthamor efikas dhe i sigurt, fjala ‘luftë’ nuk do të ketë më vend”, deklaroi ai gjatë një takimi me veteranë, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve, KCNA.

”Kështu, siguria jonë kombëtare dhe e ardhmja jonë do të jenë përjetë të sigurta”, shtoi ai duke hedhur poshtë shpresat për heqjen dorë nga Phenianit nga programet e tij bërthamore dhe balistike.

Lufta Koreane (1950-1953) u ndërpre nga një armëpushim dhe jo nga një marrëveshje paqeje, që do të thotë se të dy fqinjët janë akoma, teknikisht, janë në një gjendje lufte.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb