Koreja e Veriut po merr masa teknike për çmontimin e qendrës së testeve bërthamore dhe do të ftojë gazetarë të huaj në ceremoninë e fillimit të procesit mes datave 23 dhe 25 maj, njoftoi sot agjencia shtetërore e lajmeve “KCNA”.

“Ceremonia për çmontimin e qendrës së testeve bërthamore planifikohet mes datave 23 dhe 25 maj, në varësi të kushteve meteorologjike”, njoftoi agjencia, e cila citon një deklaratë të Ministrisë koreano-veriore të Punëve të Jashtme.

Me rastin e samitit historik ndërkorean më 27 prill, lideri koreano-verior, Kim Jong Un i propozoi Seulit mbylljen në maj të qendrës së vetme të njohur të testeve bërthamore, Punggye-ri, një instalim sekret pranë kufirit me Kinën, shkruan atsh.

Kjo zonë e nëndheshme u kthye në arenën e gjashtë testeve bërthamore të kryera nga Pheniani, ku i fundit në radhë daton në muajin shtator.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb