Vora ka arritur të mbijetojë këtë sezon në Superiore, falë fitores 5-2 ndaj Bylisit në shtëpi, duke hedhur këta të fundit nga Kategoria. Sakaq, në sfidën e luajtur në Vorë, kishte disa momente pikante.
– Rreth 3000 tifozë ishin të pranisëhm në stadiumin Vora dhe të gjithë ishin tifozë të skuadrës vendase, pasi në tribunën e caktuar për ballshiotët, nuk kishte as edhe një tifoz.
– Skuadra e Bylisit ishte e stacionuar për dy ditë rresht në qytetin e Vorës. Të shtunën ato patën ndeshjen e Play-Out të Kategorisë së Parë ndaj Kukësit, ku Bylis B fitoi me penallti.
– Humbja e Bylisit, zbret skuadrën nga Kategoria dhe njëkohësisht, zbret edhe Bylisin B një ligë më poshtë.
– Dy presidentët kanë qenë pranë njëri-tjetrit dhe nuk kanë folur me njëri-tjetrin gjatë kohës së lojës. Gjithashtu pranë tyre kanë qenë edhe drejtues të këtyre dy klubeve.
– Kasalla dhe Baruti në një kërcim për topin brenda zonës përplasen kokë më kokë dhe menjëherë ndërpritet loja duke u ardhur në ndihmë lojtarëve, por për fat nuk patën pësuar dëmtim serioz.
– Humbja rezultoi fatale, ndërsa Josa u shfaq edhe i vetmuar gjatë humbjes në Vorë. Trajneri i Bylisit qëndroi për shumë minuta i distancuar nga pjesa tjetër e stafit, ndërsa skuadrën e drejtonte zëvendës trajneri Arlind Rustemaj.
– Mosha mesatare e skuadrës së Bylisit ishte 21.5 vjeç që tregon se skuadra e Bylisit, në ndeshjen e mbijetesës u paraqit me ekipin e dytë.
