Një pilot kanadez është vendosur në telashe, pasi ka ulur helikopterin në qendër të një qyteti për të blerë ëmbëlsira.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin Tisdale. Piloti, identiteti i së cilit nuk bëhet i ditur, e ka ulur helikopterin në parkingun e dyqanit. Qytetarët fillimisht kanë menduar se ishte një ndërhyrje mjekësore.

“Mendova se dikush duhet të jetë uritur. Fillimisht, mendova se kjo ndoshta nuk ishte gjëja e duhur për t’u bërë”, tha kryetari i qytezës, Al Jellicoe. Edhe policia u pajtua me qëndrimin e tij.

Të mërkurën, policia tha se hetuesit kanë përcaktuar se aterimi i helikopterit afër restorantit nuk ka qenë emergjencë dhe kanë ngritur aktakuzë ndaj pilotit.

Piloti, emri i të cilit nuk është publikuar, kishte leje për ta drejtuar helikopterin, por u parkua në vend të palejuar. Ai pritet të dalë në gjykatë më 7 shtator, shkruajnë mediat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: