Barcelona kërkon të largojë nga skuadra disa futbollistë të padëshiruar në Camp Nou. Mes tyre është Miralem Pjaniç.

Mesfushori kaloi një sezon te Besiktas, teksa tashmë është kthyer në katalonjë. Sipas raportimeve të gazetarit spanjoll Gerard Romero, lojtari nga Bosnjë Hercegovina mund të kthehet te Lyon, klub në të cilin ka luajtur nga viti 2008 deri në vitin 2012. Mundësi shumë e mirë kjo për të, pasi Pjaniç do kishte në këmbë minutat që dëshiron.

32 vjeçari nuk ka qenë në nivelin e duhur viteve të fundit. Kujtojmë që ai ka veshur fanellat e Juves dhe të Romës.

 

Ij
Ij

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: