Dy të rinj kanë rënë në pranga në Librazhd, pasi akuzohen se kanë plagosur me thikë një bashkëmoshatar. Ngjarja ndodhi në fshatin Hotolisht.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasit me inicialet M.Ç., 21 vjeç, dhe D.Ķ., 23 vjeç, banues të dy në fshatin Kokrevë, akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konfliktit të çastit për motive të dobëta kanë goditur me mjet të mprehtë thikë shtetasin F.D., 23 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallzim krimi”, shtetasin K.K., 20 vjeç, banues në fshatin Dardhë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb