Një 44-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” ka rënë në prangat e policisë së Vlorës. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në pranga ra shtetasi me inicialet G. S., banues në Vlorë.

Ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas në datën 10 qershor, dyshohet se si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin SH. D.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: