KRUJË-Një 26-vjeçar ka rënë në pranga, pasi akuzohet se dje ka plagosur me thikë një 28-vjeçar. Ngjarja ndodhi në lagjen “Kastrioti” të Fushë-Krujës. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Luan Tara plagosi shtetasin L.Xh për motive të dobëta.

NJOFTIMI I POLICISË
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin:
• Luan Tara 26 vjeç, banues në Durrës.

Më datë 31.10.2017, në lagjen “Kastrioti”, Fushë-Krujë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me thikë në trup shtetasin L.Xh. 28 vjeç banues në Fushë- Krujë.
I dëmtuari ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe” Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar në nenet 88 dhe 279 të Kodit Penal.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb